Kapet duke dhunuar gruan, parandalohet tragjedia në familje
Policia e Shkodrës ka arritur të parandalojë atë që ndoshta mund të ishte kthyer në një ngjarje të rëndë kriminale.
Burime zytare bëjnë të ditur se pasi janë njoftuar për një konflikt në familje, në fshatin Rranxa të Vaut të Dejës, efektivët e këtij komisariati kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.
Kur mbërriti në shtëpinë e çiftit, policia e gjeti 55 – vjeçarin Nikolin Çuni duke ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, 52 – vjeçares me iniciale F.Ç.
Policia vuri në pranga 55 – vjeçarin ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar në banesë, atij iu sekuestrua një armë zjarri automatik.
“Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Dhuna në familje”, janë akuzat që rëndojnë tashmë mbi të arrestuarin./tvklan.al