Në kërkim ndërkombëtar, i riu rrezikon 20 vite burg
Një 30 – vjeçar në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga policia e Krujës.
Në pranga ka rënë Ilir (Lirim) Dobrozi, banues në Bushnesh.
Policia sqaron se arrestimi i tij u bë pasi më 3 Gusht të këtij viti Interpol Roma e ka shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi akuzohet nga Gjykata e Forlit, për veprat penale “vjedhje”, “vjedhje me dhunë” dhe “grup kriminal”.
Maksimumi i dënimit për këto vepra shkon deri në 20 vjet burgim./tvklan.al