Arrestohet adoleshenti sepse qëlloi me armë 3 persona
Është arrestuar një adoleshent pasi ka hapur zjarr në një shkollë fillore në Karolinën e Jugut të mërkurën.
Policia thotë se armë-mbajtësi, emri dhe mosha e të cilit nuk është bërë e ditur, qëlloi dy studentë dhe një mësuese në shkollën fillore të Townvville rreth orës 2 të drekës.
Dy studentët ishin transportuar me helikopter në qendrën spitalore të Greenville, ndërkohë që mësuesja ishte çuar në klinikën ANMED Health./tvklan.al