“Stop”, oficerët sekuestrojnë pamjet filmike
Pas pezullimit nga detyra të prokurorit Ardian Braho dhe oficerit të Policisë Gjyqësore, Fatos Lushi, në lidhje me video skandalin e publikuar në emisionin “Stop” pranë Tv Klan janë paraqitur dy zyrtarë të tjerë.
Bëhet fjalë për dy oficerë të Policisë Gjyqësore. Ata kanë takuar një nga drejtuesit e emisionit, Saimir Kodrën. Dy oficerët kanë sekuestruar materialet filmike./tvklan.al