Marrëveshja e OPEK rrit çmimin e naftës bruto


Marrëveshja e OPEK rrit çmimin e naftës bruto

10:50 29/09/2016

Karteli i prodhuesve të naftës, OPEK ka arritur një marrëveshje paraprake për të reduktuar prodhimin e arit të zi për herë të parë pas 8 vitesh. Kjo gjë ka bërë që çmimi i naftës bruto të nisë të rritet

Vendet kryesore që eksportojnë naftë ranë dakord për këtë gjatë bisedimeve në Algjeri, në përpjekje për të qetësuar frikën nga mbifurnizimi i tregut.

OPEK mori një vendim të jashtëzakonshëm dhe kjo bëri që çmimi i naftës bruto të rritej me 6%, duke shkuar në 49% për fuçi

, u shpreh ministri iranian për naftën, Bijan Zanganeh.

Nëpërmjet kësaj marrëveshje, mendohet se prodhimi do të bjerë me 700 000 fuçi në ditë, megjithëse reduktimi nuk do të shpërndahet njëlloj në të gjitha vendet e kartelit.

Më herët, një pakt i tillë ishte bërë i pamundur nga mosmarrëveshjet mes dy rivalëve rajonalë, Iranit dhe Arabisë Saudite.

Reduktimi i prodhimit u kërkua nga shumë anëtarë të vegjël të OPEK-ut për shkak të rënies së çmimit të naftës gjatë dy viteve të fundit.

Por nga kjo marrëveshje paraprake nuk ka shumë detaje, gjë që i bën pak skeptikë tregtarët e arit të zi./tvklan.al






Të ngjashme