De Biasi është i kënaqur te Kombëtarja


De Biasi është i kënaqur te Kombëtarja

14:26 29/09/2016

Pak ditë më parë emri i Gianni De Biasi u përmend si kandidat për stolin e Dinamo Zagreb nga mediat vendase, por të enjten ekipi kroat ermëroi bullgarin Ivajlo Petev në këtë rol. Trajneri i Kombëtares, gjithsesi e mohoi se ka patur kontakte me drejtuesit e kësaj skuadre në një intervistë për

Tuttomercatoweb.com

. De Biasi thotë se është mirë te Shqipëria.

“Nuk kam patur asnjë komunikim. Pastaj kam një kontratë me Federatën Shqiptare të Futbollit, jam i lumtur që stërvis Kombëtaren. Qëllimi im është të respektoj këtë marrëveshje”.

Gianni De Biasi foli edhe për ndeshjet e ardhshme të Shqipërisë në kualifikueset e Kupës së Botës 2018. Ai vlerësoi si jo të lehtë takimin e parë me Lihtenshtejnin dhe natyrisht atë me Spanjën në Shkodër. Sipas Gianni De Biasi përfaqësuesja spanjolle është kthyer ajo e disa viteve më parë.

Tv Klan






Të ngjashme