Krijuesi i lojës Pokemon Go, rrezikon burgun


Krijuesi i lojës Pokemon Go, rrezikon burgun

23:00 29/09/2016

Çështja do mbahet në Hagë për shkak se krijuesi i lojës së famshme nuk iu përgjigj kërkesave për ta hequr atë nga zonat e mbrojtura në Kijkduin.

Autoritetet e Hollandës do e hedhin në gjyq Niantic Labs, krijuesin e lojës Pokemon Go, pasi nuk e bllokoi lojën në plazhet e mbrojtura.

Që kur loja u lancua në Hollandë, shumë “gjuetarë” pokemonësh kanë mbipopulluar vendin dhe plazhet e Hagës, ku dalin çdo moment animime të reja.

Volumi i lojtarëve që luajnë në plazhet ku kapen Pokeminët, po fillon të bëhet problem për dunat e rërës që rrethojnë zonën.

Kryetari i komunës tha se duan që t’i dëbojnë këto kafshë virtuale nga zonat e mbrojtura dhe rrugët nga ora 11 në mbrëmje deri në 7 në mëngjes./tvklan.al






Të ngjashme