Tenton t’i rrëmbejë foshnjen nga pragu i derës
Sarah Hunt, 28-vjeç, u tmerrua kur pa se një grua aziatike po përpiqej t’i rrëmbente vajzën e saj Amelian, 8-muajshe, nga dera e shtëpisë.
Hunt tha se gruaja kishte shtyrë fort karrocën e vajzës së saj duke thënë “dua fëmijë
”. “U përpoqa t’ia hiqja duart nga karroca, po nuk mundja. Doja ta mbyllja derën në krah por ajo kishte vënë këmbën poshtë. Ajo u përpoq ta hapte derën dhe të tërhiqte karrocën jashtë
”, tha mamaja e vajzës. Sarah e kishte raportuar rastin menjëherë në policinë e Leicesterit dhe u përpoq tq lajmëronte të tjerët nëpërmjet një postimi në Facebook se gruaja mund të ishte akoma në kërkim të një fëmije./tvklan.al