Skema e re e ndihmës ekonomike, përfitojnë të gjithë ata që kanë të ardhura të pakta
Edhe ata që kanë një person të punësuar në familje, por që kanë të ardhura të pamjaftueshme, mund të përfitojnë ndihmë ekonomike. Skema e re dixhitale, e cila ka nisur të funksionojë përbëhet nga 52 indikatorë të personalizuar, që i japin mundësi të gjithë atyre që janë në kushtet e varfërisë reale.
Ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi, gjatë prezantimit të skemës së re përpara përfaqësuesve vendorë të 61 njësive, sqaroi se pasja e një automjeti apo televizori nuk të penalizon për të përfituar ndihmë ekonomike..
Për të përfituar ndihmën ekonomike, kryefamiljari aplikon vetëm në Bashki, nëpërmjet sistemit elektronik. Vlera maksimale e ndihmës ekonomike shkon deri në 8 mijë lekë të reja në muaj.
Tv Klan