Horoskopi 1 Tetor 2016
Dashi
Kjo ditë nuk do ketë surpriza të veçanta për ju. Do e shpenzoni këtë të shtunë ashtu siç e keni kaluar javën apo muajin e shkuar sipas skenarit tradicional familjar. Pafuqia juaj do jetë problemi më i madh ditën e sotme. Do mendoni se është grip ose e ftohur por stresi i akumuluar dhe lodhja e tepërt nga ritmi i punës suaj, do jetë shkaku i shëndetit tuaj të dobët.
Demi
Sot do bëni miq të rinj dhe do takoni njerëz që ju përputhen mendimet. Do i takoni në një event çlodhës dhe do shpenzoni gjithë ditën në praninë e tyre. Kur të ktheheni në shtëpi, personi juaj i zemrës do ju qortojë. Ata do ndihen të lënduar që ju e latë vetëm dhe dolët për qejf. Ky incident i vogël do jua shkatërrojë humorin. Por do i gjeni fjalët për ta ngushëlluar atë dhe debatit do i vijë fundi.
Binjakët
Sot do jetë dita kur binjakët do mbrojnë principet e tyre. Një nga anëtarët më të pjekur të familjes suaj do jetë kundërshtari juaj në këtë konflikt. Do e mbroni filozofinë tuaj në një mënyrë që i afërmi juaj do bjerë dakord me ju. Kjo do ju bëjë krenar për veten, por partneri juaj do jetë i pakënaqur.
Gaforrja
Sot gaforret do marrin një vendim të matur e të pavarur. Jeni lodhur nga sjellja jobesnike e partnerit tuaj. Jeni lodhur duke i shkuar nga pas dhe do vendosni t’i jepni fund kësaj tërheqjeje romantike.
Ju do ia bëni të ditur këtë vendim, por personi tjetër i rëndësishëm për ju, do reagojë çuditshëm ndaj asaj që po ndodh. Ata do qeshin dhe do jua shpjegojnë duke ju parë në sy dhe pas kësaj nuk do mundeni kurrë ta braktisni për shkak të karakterit tuaj të dobët.
Luani
Sot luanët do përjetojnë emocione të këndshme duke komunikuar me anëtarët e familjes. Të dashurit tuaj do ju bëjnë një surprizë dhe ju do e vlerësoni gjestin e tyre. Do kaloni kohë me gruan dhe fëmijët tuaj. Në mbrëmje, do ju vijë në shtëpi një i afërm. Personat e moshuar do ju komplimentojnë që jeni të aftë të ndërtoni një marrëdhënie të besueshme dhe harmonike në shtëpinë tuaj.
Virgjëresha
Sot do ju duhet të merreni me teorinë dhe jo praktikën. Do shpenzoni shumë kohë për ta bërë shtëpinë tuaj më të rehatshme. Do bëni një plan për rinovimet e së ardhmes dhe do e ndani me familjen tuaj. Të gjithë do e pëlqejnë këtë projekt dhe ju do merrni vesh çështjen kryesore që shqetëson familjen tuaj. Si do bëhet ky rinovim dhe nga kush? Fatkeqësisht kjo do jetë pyetja e vetme së cilës ju nuk do dini t’i përgjigjeni.
Peshorja
Sot peshoreve do iu duhet të shkojnë në një event të mrekullueshëm. Do e keni të planifikuar pamjen e jashtme dhe modelin e flokëve. Sytë e të gjithëve do jenë mbi ju në këtë event. Megjithatë nuk do e arrini qëllimin tuaj kryesor. Njohjet e reja nuk do zgjasin dhe as nuk do e gjeni personin tuaj të jetës. Duhet ta kërkoni dashurinë diku tjetër.
Akrepi
Sot akrepat do kenë mjaftueshëm energji dhe fuqi për të bërë aktivitetet që keni planifikuar. Do i zgjidhni gjërat lehtësisht nga shtëpia , do përfundoni projektin tuaj kreativ, do ndihmoni gjyshërit tuaj të bëjnë pazarin dhe do dilni të bëni qejf. Festa në të cilën do vendosni të shkoni do zhvillohet jashtë qytetit. Do jeni i fundit që arrini aty dhe do filloni të konsumoni sasi të mëdha alkooli për të kompensuar rrugën e gjatë që bëtë.
Shigjetari
Sot është e këshillueshme të mos bëni pazare. Gjërat që do blini do ju zhgënjejnë me cilësinë e tyre të dobët. Do ishte mirë që në ditën e sotme të largoheni nga gjërat materiale. Mendoni për veten tuaj dhe paqen tuaj të brendshme. Kryeveprat e kinemave dhe letërsisë do jenë shokët tuaj më të mirë.
Bricjapi
Bricjapët do i përgjigjen me ndjeshmëri kritikave ndaj tyre sot. Personi i rëndësishëm në jetën tuaj do ju vëzhgojë dhe ju do jeni të ndërgjegjshëm për këtë. Do e merrni sikur i dashuri juaj po ju afrohet për shkak të paraqitjes suaj. Do ofendoheni nga ky fakt dhe do i ktheheni pamjes suaj shtëpiake pavarësisht çmimit. Do kërkoni për dieta dhe do zgjidhni më të përshtatshmen për ju.
Ujori
Është e rekomandueshme që këtë ditë ujorët ta kalojnë duke u relaksuar. Është mënyra e vetme për t’u larguar nga stresi që ju është krijuar nga rrjedha e punës. Në mbrëmje duhet të dilni me të afërmit tuaj. Përpiquni që të kaloni në rrugët më shumëngjyrëshe të qytetit.
Peshqit
Sot lidhjet romantike do u sjellin peshqve shumë momente të këndshme. Ju dhe partneri juaj do shpenzoni pak kohë vetëm në shtëpi, ose do shkoni në një udhëtim romantik. Koha do ju kalojë pa kuptuar dhe do e vini në zbatim siç duhet. Do diskutoni të gjitha arsyet e debateve të mëparshëm dhe do gjeni mënyrën t’i dëboni nga jeta juaj njëherë e mirë. Kjo fundjavë do jetë kapitull i ri për marrëdhënien tuaj./tvklan.al