52 – vjeçari lyen gruan me benzinë, por flakët i marrin jetën


52 – vjeçari lyen gruan me benzinë, por flakët i marrin jetën

19:46 01/10/2016

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje shqiptare në Itali. Ai nuk mund ta pranonte faktin se gruaja e tij kishte kërkuar divorcin dhe pas një grindjeje mori një shishe me benzinë dhe tentoi t’i vinte zjarrin.

Sipas mediave italiane, bëhet fjalë për një çift shqiptarësh me banim në Gorgonzola, Milano.

Burri 52 – vjeç dhe gruaja 41, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, kishin nisur prej kohësh procesin e divorcit në Shqipëri dhe në Tetor priten vendimi i Gjykatësit. Por mbrëmjen e djeshme, ata u përleshën sërish. Çifti kishte tre fëmijë: 23, 22 dhe 14 vjeç.

Ndërsa tentoi t’i vinte zjarrin gruas, burri u lye dhe vetë me benzinë. Më pas flaka “pushtoi” atë, ndërsa gruaja u hodh nga ballkoni (kati i parë banim).

52 – vjeçari tentoi ta ndiqte nga pas duke u hedhur edhe ai nga ballkoni. Ai u transportua drejt spitalit me djegie në 98 përqind të trupit dhe ndërroi jetë gjatë pasdites. /tvklan.al






Të ngjashme