Skënderbeu fillon shkëputjen
Skënderbeu po tregon se kërkon titullin e radhës në Shqipëri. Korçarët fituan takimin e pestë në po aq javë. Skuadra e Agostinelli mundi 3 – 0 Vllazninë. Shkodranët e zhvilluan ndeshjen në Korçë, për të mos dëmtuar tapetin e “Loro Boriçit” ku do të luajnë Kosova dhe më pas Shqipëria për kualifikueset e Botërorit. Xhejms dhe Salihi ishin shënuesit në këtë takim.
Kukësi fitoi me rezultatin 1 – 0 sfidën me Partizanin. Pero Pejiç realizoi golin e vetëm të takimit, që solli edhe humbjen e parë për të kuqtë e Adolfo Sormani. Me këtë sukses Kukësi kalon Partizanin në renditje. Në fund të sfidës pati tension mes tifozerive, por ndërhyrja e policisë shmangu përplasjet.
Luftëtari fitoi 1 – 0 me Laçin. Një gol në minutat shtesë i dha 3 pikë gjirokastritëve. Takimi i luajtur në Ballsh, pasi stadiumi i Luftëtarit është duke u rinovuar.
Të dielën do të luhen ndeshjet Tirana – Flamurtari dhe Teuta – Korabi. Renditja udhëhiqet nga Skënderbeu që është 6 pikë i shkëputur nga ndjekësi më i afërt.
Tv Klan