Horoskopi 2 tetor 2016


Horoskopi 2 tetor 2016

08:51 02/10/2016

Dashi

Në ditën e sotme do i sillni komfort anëtarëve të shtëpisë tuaj. Do merreni me disa gjëra që do ju gëzojnë së brendshmi dhe pastaj do i fokusoheni ngadalë martesës suaj. Do i kërkoni bashkëshortit tuaj të jetë më koshient ndaj kërkesave tuaja, këshillave dhe komenteve dhe ai do bjerë dakord ta bëjë këtë gjë.

Demi

Do bini në kontakt me një person me prestigj. Takimi me ta do ndodhë ndërkohë që shkoni për të takuar një mik të vjetër dhe ky takim do ju kënaqë shumë. Do bëheni shpejt miq me ta dhe në terma më të njohur do e pyesni për gjërat që ju mundojnë dhe ai do ju ndihmojë.

Binjakët

Sot do ndihmoni një të huaj. Kur ta shikoni që janë në rrezik, do i harroni interesat tuaj personale dhe do bëni çmos për ta ndihmuar. Ky person do ju falënderojë përzemërsisht dhe do ju premtojë që dhe ju mund të mbështeteni tek ai. Më vonë do bëhet e qartë se ai është person i rangut të lartë.

Gaforrja

Gaforret sot do mbështeten tek fati. Do keni fat në lojë dhe në aspektin romantik. Dikush që ia keni vënë syrin prej kohësh, nuk do jetë i aftë t’i rezistojë sharmit, humorit tuaj dhe do pranojë të ketë një lidhje dashurore me ju, por me kushtin që nuk duhet t’i thoni askujt për këtë lidhje.

Luani

Sot do e hiqni mendjen nga vështirësitë financiare. Do fitoni nga para nga diçka që e konsideronit hobi. Do shpenzoni kohë gjatë fundjavave dhe pas pune, derisa të siguroheni se ku biznes i ri do sjellë të ardhura të mjaftueshme para se të mendoni ta lini punën.

Virgjëresha

Sot virgjëresha do ketë sukses në përpjekjet që do bëjë. Do nisni një projekt në lidhje me internetin, që e keni pasur në mendje prej kohësh. Popullariteti juaj do fillojë të rritet me shpejtësi dhe do mbeteni të mrekulluar.

Peshorja

Peshoret do e kalojnë këtë të diel me punë të pafundme shtëpiake. Do keni ndihmë nga të dashurit tuaj, por pavarësisht përpjekjes së tyre që ju të pushoni, do ju duhet ta kaloni gjithë kohën e lirë në shtëpi. Meqenëse jeni lodhur gjithë ditës, do shkoni herët në shtrat, por gjumi juaj do ndërpritet nga vizita e një prej shokëve tuaj të ngushtë.

Akrepi

Është e rekomandueshme të shkoni në udhëtime të gjata. Nuk do ndiheni mirë dhe do keni dhimbje koke. Nuk do i kushtoni shumë rëndësi rrugës dhe kërkojini dikujt tjetër ta ngasë makinën për ju.

Shigjetari

Prisni shumë dashuri dhe romancë sot. Ju dhe personi më i rëndësishëm për ju, do shpenzoni kohë vetëm. Në mbrëmje, do ju duhet të ngushëlloni një familjarin tuaj, jeta e të cilit është bërë dramë e vërtetë.

Bricjapi

Sot do e shpenzoni ditën me një koleg. Nuk do ju pëlqejë mënyra e pasjellshme e këtij personi për të hyrë në dialog dhe do e qortoni në mënyrë taktike. Ai do e injorojë paralajmërimin tuaj dhe do vazhdojë të sillet joprofesionalisht. Do ju duhet ta çoni çështjen në një institucion administrativ.

Ujori

Sot, ujorët do zgjidhin problemet financiare. Do kontaktoni me miqtë tuaj për t’u marrë borxh një shumë të vogël parash, për të bërë një blerje që e keni dëshiruar prej kohësh. Njërit prej shokëve tuaj do i kujtohet se ju ka borxh një sasi parash. Ata do jua kthejnë paratë dhe ju do jeni në gjendje të bëni blerjen.

Peshqit

Sot peshqit do habiten nga përparimi në jetën e një prej miqve të tyre. Do përpiqeni ta ndihmoni shokun tuaj të kalojë dramën që e ka rrethuar, duke i harruar planet tuaja për ditën e sotme./tvklan.al






Të ngjashme