Hungari/Dështon referendumi për emigrantët


Hungari/Dështon referendumi për emigrantët

22:50 02/10/2016

Ka qenë 43.4% pjesëmarrja në referendumin e mbajtur këtë të dielë në Hungari, mbi kuotat e vendosura nga Bashkimi Europian për emigrantët.

Për shkak se nuk është arritur kuorumi mbi 50%, referendumi është i pavlefshëm.

Megjithatë bie në sy rezultati i dalë nga kutitë e votimit.

98% e atyre që kanë votuar janë shprehur kundër marrjes së emigrantëve dhe vetëm 2%  janë “pro” tyre.

Rezultatet zyrtare dalin të hënën.

Menjëherë reagoi kryeministri Viktor Orban, sipas të cilit nuk ka rëndësi nëse referendumi është i vlefshëm, por rezultati i tij që duhet të sjellë reagimin e Brukselit./tvklan.al






Të ngjashme