Orban e lexon si do vetë referendumin në Hungari
Referendumi hungarez, mbi kuotat e pranimit te emigranteve, u deklarua i pavlefshëm pasi pjesëmarrja nuk i kaloi 50% të votuesve, por kjo nuk pengoi aspak që për partinë në pushtet të konsiderohej një fitore.
Rreth 92% e pjesëmarrësve në referendum i janë përgjigjur me refuzimin planit të BE mbi përcaktimin e kuotave të emigranteve që duhet të pres Hungaria.
Ky qëndrim i qytetareve hungareze nuk duhet të injorohet nga Brukseli, tha kryeministri i vendit Viktor Orban.
Pritet që pas dështimit të referendumit Orban të kërkoje ndryshime kushtetuese. Përpara votimit kryeministri bëri thirrje që të refuzohej plani i Bashkimit Europian për emingrantët.
Pyetja e referendumit ishte: A doni qe Bashkimi Europian të ketë mundësi të detyroje vendosjen e qytetareve jo hungarez në Hungari edhe pa aprovimin e parlamentit kombëtar?
Plani i BE për sistemimin e 160.000 emigrantëve të bllokut evropian, parashikon që Hungaria të pranoje 1294 azilkërkues./ TV KLAN