Berisha shkëlqen tek Atalanta
Etrit Berisha ishte në superformë në fitoren 1 – 0 të Atalanta me Napoli pak ditë para ndeshjeve me Kombëtaren. Një tjetër provë e portierëve shqiptarë në Serie A, pas asaj të Thoma Strakoshës.
Mediat sportive në Itali janë të të njëjtit mendim. Portieri i Kombëtares u kthye në një barrikadë për goditjet e Ghoulam, Milik dhe Callejon.
Me këtë të fundit mund të përballet në Shkodër, ku Kombëtarja do të ketë një ndeshje të rëndësishme me Spanjën. “Sportmediaset” shton në komentin e bërë se me Berishën në këtë formë Sportiello do të qëndrojë në stol.
Pritjet e shqiptarit ishin vendimtare duke mos ulur përqendrimin edhe në pjesën e dytë. Një paraqitje që u vlerësuar në më të shumtën e rasteve me notën 7,5.
Falë edhe Etrit Berishës, Atalanta mori fitoren e dytë radhazi duke u ngjitur në renditje. Pas takimit trajneri Gasperini pranoi se porta e paprekur është meritë e Berishës. Kjo bëri që Elseid Hysaj të largohet nga fusha i mundur./ TV KLAN