Bashkia rihap kreditë e buta pas 3 vjetësh


Bashkia rihap kreditë e buta pas 3 vjetësh

14:30 03/10/2016

Tre vjet pas bllokimit, nga ana e qeverisë, Bashkia e Tiranës do të rihap procesin e aplikimit për kredi të buta për të pastrehët, në janar. Kryetari i bashkisë, Erion Veliaj i pranishëm në konferencën ndërkombëtare “Strehim për të gjithë”, bëri me dije se nga ky fond do të përfitojnë mbi 1500 familje.

Erion Veliaj:

“Në buxhetin e vitit tjetër do të parashikojmë rreth 1 milion dollarë për të zbutur kreditë për familjet e reja që duan të blejnë shtëpi. Llogaria jonë tregon se me 1 milion dollarë mund të zbusim 1500-2200 kredi, në varësi të kërkesës për sipërfaqe që do të kenë familjet aplikuese”.

Kjo do të jetë vetëm një nga alternativat e strehimit, pasi bashkia planifikon edhe partneritetin privat publik, ku bashkia ofron tokën ndërsa biznesi ndërton me kosto të lirë banesa sociale.

Një tjetër alternativë është edhe bonusi për ndërtuesit që do të vënë në dispozicion apartamente me kosto sociale për të pastrehët./ TV KLAN






Të ngjashme