Ndalohet shoku i Miklovan Parubit, mesazh policisë: Bëni kujdes, ai do t’ju qëllojë
Një 30-vjeçar është ndaluar nga policia e Shkodrës. Ai akuzohet se ka ndihmuar Miklovan Parubin, autor të masakrës mbrëmjen e së hënës në Dajç.
Dyshohet se ai ka ndihmuar 33-vjeçarin të kryente masakrën, ku dy persona mbetën të vrarë dhe katër të plagosur. Sipas policisë 30-vjeçari ka shoqëruar me makinë autorin pas ngjarjes së rëndë. Pasi është marrë në pyetje nga policia, i ndaluari ka thënë se efektivët duhet të kenë kujdes pasi Miklovan Parubi kishte deklaruar se do të qëllonte dhe ndaj tyre./tvklan.al