Rama në Maliq: Shumë shpejt sistem të ri ujitje për tokat
Për herë të parë në zonën e Myzeqesë këtë muaj do të nisë si projekt pilot, sistemi i ri i ujitjes së tokës bujqësore, por Kryeministri i ka premtuar fermerëve të Drithasit në Maliq që shumë shpejt do shtrihet në shumë bashki të tjera .
“Në fund të këtij muaji do të nisë në Myzeqe sistemi i ri i mbuluar i ujitjes që i jep zgjidhje njëherë e mirë problemit 20 e ca kusur të ujitjes së tokës bujqësore.”
Kryeministri rendit disa reforma të ndërmarra nga qeveria e tij në sektorin bujqësor që sipas tij kanë dhënë efekte edhe pse për shkak se nevojat e akumuluara në 25 vite në fshat janë shumë të mëdha, ndërhyrjet e qeverisë së tij mund të duken të papërfillshme.
Edhe banorëve të Drithasit Kryeministri iu kërkoi të përfitojnë, të kreditojnë sipërmarrjet e tyre në bujqësi nga Fondi i Garancisë Kombëtare.
Tv Klan