PD: Beqaj, gati koncensionin për leximin e mamografisë


PD: Beqaj, gati koncensionin për leximin e mamografisë

14:17 04/10/2016

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është vënë sërish në qendër të akuzave të opozitës. Demokratët thonë se Beqaj pritet të japë një konçension korruptiv për leximin e mamografisë, duke abuzuar me fondin e kujdesit shëndetësor.

 

“Epidemia e koncensioneve alla “check-up” pritet të prekë edhe këtë shërbim. Çdo grua që ka bërë mamografinë është e destinuar të presë dëshpërimisht mbase në rastet më fatkeqe edhe të humbë jetën derisa Beqaj të mbyllë pazarin e rradhës për leximin e mamografive. Vjedhja e radhës me sloganin “Paratë e Shëndetësisë për Partneritetin e Partisë” po firmoset në zyrën e Beqajt për t’u lançuar si “propaganda e Tetorit” kundër kancerit të gjirit.”

Sipas opozitës prej katër muajsh në shërbimin e Onkologjisë në QSUT nuk funksionon mamografia për ekzaminimin e kancerit të gjirit, ndërkohë që shifrat thonë demokratët flasin për një rritje të ndjeshme të kësaj sëmundjeje. Opozita i bëri thirrje Prokurorisë të nisë hetimet edhe për mashtrimin që sipas saj i janë bërë grave që kanë kryer ekzaminimet e gjirit, por që nuk kanë marrë rezultatin e analizës prej një viti.

Por në një reagim të saj Ministria e Shëndetësisë thotë se Partia Demokratike bën politikë edhe me sëmundjet. Ministria rendit një sërë reformash të bërë në këtë fushë ndërsa i kujton zotit Basha gjyqin e hapur për shpifje ndaj tij.

Tv Klan






Të ngjashme