Video/Arrestohen 3 persona tek “5 Maji” në Tiranë, policia qëllon në ajër për t’i neutralizuar
Tre persona janë arrestuar rreth orës 16 e 15 minuta në rrugën “5 Maji” në kryeqytet.
Sipas të dhënave paraprake është arritur të kapet rreth 700 gr kokainë dhe një pistoletë.
Në momentin e ndërhyrjes së njësisë së antidrogës, për shkak të rezistencës, policia ka qëlluar në ajër për t’i neutralizuar.
https://www.youtube.com//embed/49DDTtm9Cpc
Të arrestuarit janë Sokol Geci, Pashk Treska, Eraldo Dodaj. Ata janë dërguar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.
Droga ishte e fshehur poshtë levës së marshit të makinës në një vend të modifikuar posaçërisht.
Sipas të dhënave po punohet për kapjen dhe të dy personave të tjerë./tvklan.al
https://www.youtube.com//embed/nVxnA80_Hi4
Njoftimi zyrtar i policisë:
Tiranë/Finalizohet operacioni antidrogë “Telefonata e fundit”
Arrestohen në flagrancë tre shtetas.
Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale 659 gr Kokainë dhe një pistoletë “TT”
Më datë 04.10.2016, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë si dhe Skuadrën Shqiponjat, kanë bërë të mundur finalizimin e operacionit antidrogë “Telefonata e fundit “, ku është bërë e mundur kapja në flagrancë e shtetasve:
1. Sokol Geci, 22 vjeç, banues në Tiranë.
2. Eraldo Dodaj, 19 vjeç, banues në Mirditë
3. Pashk Teska, 20 vjeç, banues në Laç
Arrestimi i këtyre shtetasve është bërë pas informacioneve që disponoheshin nga Specialistët e Narkotikëve dhe mbajties nën vëzhgim prej disa ditësh të aktivitetit të tyre, ku sot më datë 04.10.2016, në rrugën “5 Maj”, shtetasit e lartëpërmendur po udhëtonin në mjetin tip “Ford”, që drejtohej nga shtetasi Erald Dodaj.
Në momentin e ndalimit nga policia, shtetasi Sokol Geci, ka nxjerrë një armë zjarri dhe për pasojë shërbimet policore janë detyruar të bëjnë qitje në ajër për neutralizimin e më pas prangosjen e këtij shtetasi dhe të dy të tjerëve.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, në pjesën e pasagjerit, brenda kasave mbuluese të boksit të marshit në kabinën e mjetit është gjendur një qese, ku në brendësi të saj kishte lëndë të dyshuar narkotike “Kokainë”, me peshë 659 gramë.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:
– 659 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojt Kokainë.
– 50 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojt Cannabis Sattiva (e gjetur në banesën e shtetasit Sokol Geci)
– 1 armë zjarri, model 54, i tip pistoletë TT
– 1 automjet tip “Ford”
– 4 aparate telefonik të llojeve të ndryshme
Materialet i’u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, parashikuar nga Nenet 283 dhe 278 të Kodit Penal.