Parashikimi i motit, nga pasditja priten rrebesh
Edhe gjatë ditës së mërkurë, vendi ynë do të mbetet në ndikimin e motit të qëndrueshëm duke bërë që kthjellimet të jenë prezent pothuajse në të gjithë vendin.
Orët e mesditës do të sjellin vranësira mesatare në vend, më të dendura në verilindje dhe juglindje duke gjeneruar rrebeshe shiu.
Parashikohet që edhe pasditja të vijojë me kthjellime dhe vranësira të shpeshta ku më të dukshme do të jenë në zonat veriore dhe qendrore të vendit. Parashikohet që gjatë natës vranësirat të shtohen duke rrezikuar sërish shira.
Për sa i përket situatës termike, temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në vlerat minimale të ditës.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësinë 28 km/h nga drejtimi veriperëndimor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim deri në 2 ballë. /tvklan.al