Ish-truproja personale e Kim Kardashian, pas vjedhjes: “Ishte 100% punë nga brenda”
Pesë burra të maskuar të cilët ishin veshur si policë hynë në apartamentin luksoz të Kim, orët e para të mëngjesit të së hënës dhe i vunë armën në kokë duke e kërcënuar.
“Karma gjithmonë godet”,tha ish - truproja e yllit të serialit “Keeping Up With The Kardashians”, Steve Stanulis. Ai u pushua nga puna në maj nga bashkëshorti i Kim, Kanye West, sepse sipas tij, Stanulis kishte flirtuar me të. 42 - vjeçari tha se e kishte paralajmëruar atë të tërhiqej nga rrjetet sociale dhe të mos mburrej më me pasuritë që kishte, për vetë sigurinë e saj. Sipas tij, ngjarje e së hënës është 100% punë e brendshme. 42 - vjeçari ia vuri fajin truprojave të Kim, përfshirë atij personal, Pascal Duvier, që e lejoi 35 - vjeçaren të tregojë në rrjetet sociale një unazë smeraldi 20 karatëshe, vlera e së cilës shkonte në 4.5 milionë dollarë./tvklan.al