Basha: Rama u dhuroi 192 milionë euro miqve


Basha: Rama u dhuroi 192 milionë euro miqve

13:58 05/10/2016

Premtimet e kryeministrit Edi Rama për më shumë investime në bujqësi, kryetari i Partisë Demokratike i cilësoi mashtrim të radhës.

Nga Berati, ku vijon turin e dëgjesave me strukturat e Partisë Demokratike, Lulzim Basha akuzoi kryeministrin për dhënien e tenderëve korruptivë miqve të tij, duke lënë në varfëri shqiptarët.

Lulzim Basha:

“Pasi e ka telendisur, e ka lodhur, e ka varfëruar në pikën ku i ka zhytur në borxh pas borxhi, ka dalë t’iu thotë fshatarëve që me të vërtetë s’kam bërë gjë për fshatin por tani po ju hap mundësinë që të merrni kredi. Po shteti i këtij 100 milionë euro iu dha 11 njerëzve, klientë të Edi Ramës, ndërtuesit të vilës së Surrelit, ndërtuesit të vilës së Dardhës, ndërtuesit të vilës së Durrësit dhe një grusht sadrinjsh. Për 1.5 milionë fermerë nuk paska subvencione? 92 milionë të tjera i bëri rrush e kumbulla për zyra, për kolltuqe, për perde, për makina. A për fermerët nuk paska? Për fermerët shkoni e merrni kredi. Ed mashtruesi ka hapur thesin e gënjeshtrave se po vjen ora e përballjes me qytetarët dhe e di fare mirë që jo vetëm nuk ka përmbushur asnjë premtim, por iu ka rënë hasha të gjithë premtimeve që iu ka bërë duke përfshirë së fundmi edhe çështjen e importit të plehrave.”

Zgjidhja tha Basha është tek alternativa e Partisë Demokratike.

Lulzim Basha:

“Programi ynë për bujqësinë do të përbëjë 1.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, ku një pjesë do të shpenzohet për infrastrukturën në funksion të zhvillimit rural, kanalet vaditëse, ujitëse, rrugët e aksesit, tregjet, infrastrukturën përpunuese. Dhe 100 milionë euro do të jepen subvencione kapilare për fermerët”.

Basha tha se përfshirja dhe bashkëpunimi me qytetarët, një hapje e re e drejt vlerave dhe prurjeve të reja që ndajnë të njëjtat vlera me demokratët, janë çelësi i përballjes së madhe popullore dhe fitores ndaj kartelit të drogës, krimit dhe korrupsionit qeveritar./ TV KLAN






Të ngjashme