Video/ “Antropo Fenomenologji” nga Oltsen Gripshi
Në të parën ekspozitë personale të hapur në Galerinë Kombëtare të Arteve, e bukura si vlerë estetike në 34 krijimet e Oltsen Gripshi nuk është qëllimi.
Elementët simbolikë, përbëjnë një çelës për të reflektuar mbi qasjen e shqiptarit dhe vetë artistit ndaj mjedisit, politikës, ekonomisë, kulturës, moralit dhe jetës intime.
Secila vepër komunikon një shqetësim, ose një fytyrë e shoqërisë siç e quan Oltsen Gripshi. Për shembull instalacioni në hyrje “reja” është njëherësh ferri dhe parajsa që prodhojmë vete ne.
Çdo fenomen i shprehur në pikturë, instalacion e video-art është radiografia që artisti i bën qenies njerëzore dhe marrëdhënies së tij me të tashmen.
Nga ky prezantim i parë me publikun, Oltsen Gripshi, me tetë ekspozita të hapura në Itali dhe Francë, i vlerësuar më katër çmime ndërkombëtarë, pret që “Antropo Fenomenologji” të mos kalojë në heshtje.
Tv Klan