Moti për sot, rënie të lehtë temperaturash


Moti për sot, rënie të lehtë temperaturash

07:30 06/10/2016

Alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta do të dominojnë motin në të gjithë territorin e vendit ku më të dendura vranësirat do të jenë në zonat veriore dhe qendrore të vendit.

Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me të njëjtat kushte atmosferike duke bërë që vranësirat të jenë të pranishme pothuajse në të gjithë vendin, por herë pas here do të ketë edhe intervale të shkurta kthjellimesh.

Parashikohet që në orët e vona të natës të ketë zhvillim të vranësirave duke gjeneruar shira në të gjithë territorin.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në të dy vlerat ekstremale të ditës, më e ndjeshme kjo në orët e mesditës.

Era do të vijojë të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtësinë 25 km/h nga drejtimi kryesisht verior dhe veriperëndimor, për pasojë në det do të gjenerohen dallgë 1- 2 ballë./tvklan.al






Të ngjashme