Ambiente të reja sportive të gjimnazi “Qemal Stafa”
Viti i ri shkollor i ka gjetur nxënësit e gjimnazit “Qemal Stafa” me palestër dhe ambiente të reja sportive. Gjatë inaugurimit të fushave sportive të lojërave më dorë në këtë shkollë kryebashkiaku Erion Veliaj u shpreh se ky do të jetë standardi që do të aplikohet në gjitha shkollat e Tiranës.
Erion Veliaj:
“Është jo vetëm shkolla më e mirë për sa i takon infrastrukturës, pra për klasat e laboratorët që ka, por edhe për terrenet sportive… ky do të jetë standardi që do aplikojmë në çdo shkollë tjetër, për t’u siguruar që ky nuk është vetëm një “ishull ekselence”, si për notat e aktivitetet sportive, por ky është standardi që aplikojmë në të gjithë territorin e Tiranës, për të gjithë nxënësit e Tiranës”
Terrenet sportive kanë funksion të dyfishtë gjatë paradites do të përdoren për orët mësimore , ndërsa pasdite do të jenë të hapura për banorët e njësisë numër 10./ TV KLAN