Florida/Uragani Matthew pritet të shkaktojë dëme të mëdha
Florida në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përgatitet për goditjen e uraganit Mattheë, i cili do të prekë SHBA-në pas shkatërrimit që shkaktoi në Haiti.
Dëmet mund të jenë katastrofike tha Guvernatori i Floridas, ndërkohë që evakuimi është urdhëruar përgjatë gjithë bregut. Uragani është klasifikuar si stuhi e kategorisë së katërt, ndërkohë që era pritet të arrijë shpejtësinë 185 km/h.
Më herët uragani Mattheë shkaktoi 22 viktima në ishullin e varfër të Haitit, ndërkohë që mijëra njerëz rezultojnë të humbur. 4 persona kanë gjetur gjithashtu vdekjen në Republikën Domenikane.
Tv Klan