Plagosi me pistoletë babain, policia jep detaje mbi 22 – vjeçarin
Pa kaluar ende 24 orë nga plagosja e dyfishtë e një nate më parë, Durrësi tronditet nga një tjetër ngjarje e rëndë.
Një konflikt mes babait dhe djalit është bërë shkak që 22 – vjeçari Mardit Mone të qëllojë me pistoletë babain e tij, 51 – vjeçarin me inciale N.Mone.
Burime nga policia bëjnë të ditur se ai u plagos në këmbë dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 51 – vjeçari u dërgua në spitalin rajonal të Durrësit dhe është nën kujdesin e mjekëve.
Ngjarja ndodhi në banesën e tyre në lagjen Nr.16 të Durrësit dhe sipas policisë shkak është bërë një konflikt për motive të dobëta, që i dëmtuari ka pasur me djalin e tij.
Ky i fundit, sqaron polcia, në debat e sipër e ka qëlluar në këmbë babain e tij me një pistoletë të kalibrit të vogël.
Pas krimit, 22 – vjeçari, i cili është person me precedentë penalë të mëparshëm më fushën e veprave penale kundër narkotikëve, është larguar nga vendngjarja.
Aktualisht Policia po punon për kapjen e tij.
Por kush është 22 – vjeçari Mardit Mone?
Sipas policisë, autori dhe vëllai i tij janë persona me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër narkotikëve.
Shtetasi Mardit N. Mone, 22 – vjeç, autori i ngjarjes së mësipërme është dënuar dy herë përkatësisht:
– Në vitin 2011 është vendosur masa e sigurisë
“Arrest me burg” për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.
– Me Vendimin Nr.910, datë 23.10.2014 Gjykata e Rrethit Gjyqesor Durrës e ka dënur me 14 muaj burgim për veprën penale “Prodhim dhe mbajtje të lëndëve narkotike”.
Ka dalë nga burgu në vitin 2015.
Gjithashtu edhe i vëllai i tij, shtetasi E.M. 32 vjeç është dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës me Vedimin Nr.585, datë 14.09.2011 me 4 vjet burg për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.
/tvklan.al