UEFA: Kosova luan në “shtëpi”
“Kosova debuton sonte kundër Kroacisë në “shtëpinë” e saj”,
kështu shkruan në një postim në faqen e saj zyrtare UEFA, teksa poston një fotografi të stadiumit “Loro Boriçi” të Shkodrës, duke e konsideruan këtë të fundit “shtëpinë” e Kombëtares Kosovare.
Takimi Kosovë – Kroaci, që do të nisë në 20:45, konsiderohet si ndeshja e parë në shtëpi për Kosovën, ndonëse luhet në një stadium në Shqipëri.
Arsyeja përse kjo ndeshje, e vlefshme për eliminatoret e Botërorit 2018, luhet në Shkodër, është pasi stadiumi në Kosovë nuk përmbush standardet e vendosura nga UEFA./tvklan.al