Samsung Galaxy Note 7 merr flakë përsëri
Samsung Galaxy Note 7 ka qenë në qendër të debatit muajt e fundit për shpërthimet e baterisë.
Disa ditë më parë u raportua një rast ku Note 7 mori flakë brenda një avioni. Incidenti ndodhi në linjat jugore të Baltimore për në Louisville, në Kentucky. Fotot alarmante tregojnë një pajisje të re e cila shpërthen pasi ushtrohet presion mbi baterinë e saj tërësisht të karikuar. Testi u zhvillua në një nga laboratorët e Singaporit. Imazhet tregojnë celularin i cili nxjerr tym pasi të shpërthejë në flakë./tvklan.al