Në Spanjë dhe Itali vlerësojnë Kombëtaren
Një nisje të tillë të eliminatoreve Shqipëria nuk e ka patur ndonjëherë me parë. Kalendari i favorizoi disi, por merita nuk mund t’i mohohet lojtarëve të Kombëtares.
Një fakt e tillë e kanë vënë re edhe mediat spanjolle. Gazeta “Marca” në një shkrim të saj kujton se Shqipëria mori pjesë në finalet e Europianit të fundit dhe duket se nuk ishte një rastësi.
Sportivja e njohur iberike parashikon se do të jetë një rival i vështirë për tu kaluar nga përfaqësuesja e Lopetegui.
“Sportmediaset” e quan fitoren me Lihtenshtejnin më të lehtë se me Maqedoninë dhe se Italia duhet të nisë përjekjet për ta arritur në krye përfaqësuesen e De Biasi.
Ndeshja e parë mes Italisë dhe Shqipërisë do të jetë 24 marsit e ardhshëm. Kuqezinjtë do të luajnë në fushë kundërshtare dhe do të jetë një test i rëndësishëm, pasi mbyll xhiron e parë të ndeshjeve. /TV KLAN