Debate për “Eco Tirana” në Këshillin Bashkiak
Dhënia në përdorim e parkut të transportit urban, në Rrugën “Don Bosko”, kompanisë publike të pastrimit “Eco Tirana” ka ngjallur debate të forta në Këshillin Bashkiak. Bëhet fjalë për kompaninë shtetërore të krijuar në bashkëpunim me Bashkinë e Veronës për pastrimin e zonës brenda Unazës së vogël në Tiranë, duke bërë edhe ndarjen e mbetjeve që në burim.
Pas kësaj opozita u largua nga mbledhja, ndërsa pjesa tjetër e këshilltarëve ka vijuar mbledhjen, duke miratuar 12 pikat e përcaktura në rendin e ditës.
Një prej tyre ishte miratimi i vendimit për pajisjen me çertifikatë përdorimi të objekteve të ndërtuara në shkelje të kushteve të ndërtimit, duke u hapur rrugën e hipotekimit 1375 objekteve shumica e të cilave janë apartamente banimi.
Tv Klan