Krim i rëndë ndaj foshnjes, peticion për varjen e 32-vjeçarit
Përmes një peticioni të ri po kërkohet varja e një personi që dyshohet se ka përdhunuar dhe rrahur për vdekje vajzën 10-muajshe të të dashurës së tij.
Benjamin R. Taylor, 32 vjeç nga Cottageville, do të dënohet me burgim të përjetshëm nën akuzën e vrasjes dhe sulmit seksual ndaj 10-muajshes, Emmaleigh Barringer. Por, ndërsa në Virxhinian e Perëndimit është hequr dënimi me vdekje më shumë se 50 vite më parë, tani mijëra amerikanë po i bëjnë thirrje Shtëpisë së Bardhë që të bëjnë një përjashtim për Taylor.“Burgu është shumë i mirë për përdhunuesit e fëmijëve,”
thotë peticioni “We, the people” , “Ne, njerëzit”, që do të marrë një përgjigje zyrtare nga Obama nëse merren 100 mijë firma për 30 ditë. Nëna e vajzës, Amanda Leigh Adkins, e cila ka katër fëmijë tha se kur ishte zgjuar e kishte gjetur të bijën lakuriq dhe të përgjakur në katin e poshtëm. Foshnja fatkeqësisht ndërroi jetë pak më vonë në spital./tvklan.al