Meta: Reforma në drejtësi e dhimbshme, por kyçe


Meta: Reforma në drejtësi e dhimbshme, por kyçe

14:39 08/10/2016

I njohur për qëndrimet e tij konsensuale, kryeparlamentari Ilir Meta kërkon t’i jepet fund retorikave dhe debateve politike që bëhen në emër të reformës në drejtësi, e cila për të edhe pse mund të jetë e dhimbshme është një reforme kyçe.

Qëndrimet e tij për reformën në drejtësi Meta i ka ndarë me strukturat drejtuese të LSI në Fier, ku zhvilloi një takim si pjesë e fushatës për zgjedhjet e brendshme, që kjo parti do të zhvillojë në 6 nëntor për të zgjedhur sipas parimit një anëtar një votë, kryetarin e ri.

Përballë Metës, në këtë garë për kryetar të LSI-së, është dhe deputeti i Dibrës, Përparim Spahiu./ TV KLAN






Të ngjashme