Kualifikueset e botërorit, fitojnë skuadrat e mëdha
Në ndeshjet e tjera të grupeve europiane për kualifikueset e botërorit kanë fituar skuadrat e mëdha. Franca e nisi me dizavantazh ndaj Bullgarisë ndeshjen e luajtur në shtëpi.
Më pas bëri autokritikë ndaj tifozëve, duke iu dhuruar 4 gola dhe spektakël për 90 minuta. Po me rezultatin 4-1 ka fituar edhe Holanda ndaj Biellorusisë.
Zvicra ka mundur Hungarinë në fushën e saj 3-2 në një ndeshje dramatrike ku fitorja erdhi në minutën e 90. Për Portugalinë ishte e thjeshtë me Andorrën, të cilën e mundi 6-0. 4 gola u shënuan nga Cristiano Ronaldo.
Sonte do të luhen disa ndeshje të tjera,ku më e rëndësishmja është Gjermani – Çeki. Do të luajë edhe Anglia kundër Maltës.
Tv Klan