Ndryshime në formacionin e Shqipërisë, nga mesfusha në sulm


Ndryshime në formacionin e Shqipërisë, nga mesfusha në sulm

12:49 09/10/2016

Gianni De Biasi e kishte parashikuar dhe me Spanjën do të ketë ndryshime për ta kthyer. Lojtarë të cilët u kursyen me Lihtenshtejnin do t’i shohim prej orës 20:45 në “Loro Boriçi”.

Në mbrojtje do të kthehet kapiteni Ansi Agolli, ndërsa ndryshimet kryesore pritet t’i pësojë mesfusha. Aty mendohet të shpëtojë vetëm Odise Roshi nga 11-shi i pak ditëve më parë.

Para mbrojtjes për të ndalur sulmet e spanjollëve pritet të jenë Taulant Xhaka dhe Andi Lila. Ledian Memushaj duket se i kaloi problemet fizike dhe do ta nisë nga minuta e parë sëbashku me Ermir Lenjanin. Në këtë pozicion të avancuar të mesfushës do të jetë edhe Odise Roshi.

Ata do të mbështesin sulmuesin e vetëm Bekim Balaj, i cili në dy ndeshjet e para ka shënuar 2 gola përcaktues. Shqipëria numëron vetëm humbje me Spanjën, që gjithmonë ka qenë një rival tepër i fortë./ TV KLAN






Të ngjashme