Presioni është mbi Spanjën


Presioni është mbi Spanjën

15:00 09/10/2016

Mediat spanjolle besojnë se presioni në këtë takim është mbi Spanjën. Skuadra e Julen Lopetegui është favorite, por vlerësojnë ekipin aktual kuqezi si më të mirin e të gjitha kohërave.

Në takimet e kaluara ku Shqipëria nuk ka të paktën një barazim spanjollët numërojnë 24 gola të shënuar dhe vetëm 2 të pësuar.

Kohët kanë ndryshuar dhe Kombëtarja Shqiptare është bërë pjesë e finaleve të Europianit dhe tani është me një status tjetër. Ndryshime në këtë takim që do të luhet në Shkodër pritet të bëjë edhe Spanja.

Sulmuesi kryesor do të jetë Morata sipas mediave spanjolle. Dëmtimet e ndryshime do të shtrëngojnë të bëhen ndryshime edhe në mbrojtje. Pritet të freskohet edhe mesfusha.

Julen Lopetegui duhet të ndërtojë një strategji tjetër në dallim me atë me Italinë ku nuk arriti të mbyllte takimin duke pësuar gol në fund./ TV KLAN






Të ngjashme