Sulm me armë në Izrael
Një këmbësor dhe një polic kanë humbur jetën gjatë një sulmi me armë në Jeruzalem. Agresori me origjinë palestineze, hapi zjarr nga makina e tij, pranë një stacioni tramvai i cili ndodhet vetëm pak metra larg një rajoni policie.
6 persona të tjerë të cilët prisnin në stacion kanë mbetur të plagosur nga sulmi me armë. Agresori pasi hapi zjarr tentoi të largohej nga vend ngjarja, por u eleminua fizikisht nga oficerët e policisë.
Pikërisht pak çaste përpara përballjes së fundit, 39 – vjeçari ka qëlluar për vdekje një oficer policie. Viktima tjetër është një grua 60 – vjeçare, e cila ishte kalimtare e rastit.
Tashmë prej disa mujash Izraeli përballet me sulme të tilla, që kanë rritur tensionet në Bregun Perëndimor.
Tv Klan