Tjetër humbje për Kosovën


Tjetër humbje për Kosovën

19:54 09/10/2016

Kosova e ka humbur ndeshjen e tretë të kualifikueseve të Botërorit.

Ndaj Ukrainës pësoi tre gola, në ndeshjen që u luajt në Krakov të Polonisë, për shkak se Ukraina nuk e ka njohur ende Kosovën si shtet.

Ukraina ka dominuar në pjesën e parë të takimit, duke shënuar edhe një gol në minutën e 31, me anë të Artem Kravets. Në pjesën e dytë, Kosova e rriti nivelin e lojës së saj duke krijuar shumë raste që nuk u finalizuan në gol.

Sulmet e vazhdueshme lanë hapësira në mbrojtje, duke i krijuar mundësinë Ukrainës të shënojë edhe dy herë të tjera në minutën e 81 dhe të 87, për ta mbyllur ndeshjen 3 – 0.

Edhe pse një humbje e rëndë, Kosova zhvilloi një lojë pa kompleks inferioriteti ndaj kundërshtarit, u tregua një ekip në rritje, gjithnjë në kërkim të rezultatit.

Tv Klan






Të ngjashme