Video/Kujdes me rripin e shpejtësinë, 4.098 masa vetëm në fundjavë


Video/Kujdes me rripin e shpejtësinë, 4.098 masa vetëm në fundjavë

10:56 10/10/2016

Gjobat e vendosura kohët e fundit nga policia për mos vendosjen e rripit të sigurimit, shpejtësinë e shkelje të tjera vijojnë të jenë të larta në numër.

Kështu, vetëm gjatë fundjavës, Policia Rrugore ka vendosur 4.098 masa administrative. 492 janë qytetarët e ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit, ndërsa 690 masa janë vendosur për shpejtësi.

Në një njoftim zyrtar për mediat, policia thotë se janë arrestuar 10 drejtues mjeti nga të cilët: 5 në gjendje të dehur dhe 5 të pa pajisur me patentë. Janë pezulluar 62 leje drejtimi, nga këto 16 për alkool, 33 për shpejtësi dhe 13 për semafor e shkelje të ndryshme.

63 janë masat për mos vendosje të kaskës mbrojtëse, ndërsa 123 masa janë vendosur për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit.

Pjesa tjetër e masave janë vendosur për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Policia shprehet se edhe në ditët në vijim do vijojë puna për parandalimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor me qëllimin e vetëm, rritjen e parametrave të sigurisë rrugore./tvklan.al






Të ngjashme