7 pikat kyçe të debatit presidencial


7 pikat kyçe të debatit presidencial

14:34 10/10/2016 CNN - Donald Trump ia bëri të qartë Hillary Clinton -it të dielën në mbrëmje, se do ia bënte jetën ferr për 30 ditët në vazhdim dhe se do të kalonte çdo limit.

Duke përmbledhur 48 orët më shkatërruese të fushatës së tij presidenciale, Trump habiti shikuesit, në një konferencë për shtyp, duke prezantuar disa gra, të cilat akuzuan Bill Clintonin për ngacmime seksuale. Trump e quajti ish - Presidentin e SHBA “abuzues grash” gjatë debatit televiziv kombëtar.

- Kandidati republikan për presidencën vendosi të risillte gra nga e shkuara e Bill Clintonit gjatë debatit. Hillary Clinton risolli një strategji mbrojtëse në disa prej hamendësimeve më të ashpra, të cilat janë lëshuar ndaj saj dhe bashkëshorit për dekada të tëra. Është e garantuar se në finale, në muajin e zgjedhjeve, kandidatja e parë femër që kandidon për presidencën, do t'i duhet të përballet me dinjitetin e saj dhe momentet më të dhimbshme të martesës së saj me publikun.

Ndërkohë që Bill Clinton ishte ulur në rreshtin e parë, së bashku me vajzën e tij Chelsea, Trump e akuzoi për përdhunim dhe se ai abuzonte me gratë.

“S’ka pasur kurrë një person në historinë e politikës së këtij vendi , që ka qenë aq abuziv ndaj grave”,

tha Trump.

-Trump ishte i detyruar në fillim të debatit të qartësonte tërheqjen e mbështetjes së republikanëve, për shkak se statusi i tij prej personi të njohur e kishte lejuar të ngacmonte seksualisht një grua.

"Nuk jam krenar për këtë. I kërkoj falje familjes sime; shtetasve amerikanë. S’jam krenar për veten”,

 u shpreh Trump.

1F535EC7

-Ai gjithashtu kërcënoi se do ta fuste Hillary Clintonin në burg dhe pranoi se s’i kishte paguar taksat federale.

Për Trump ishte një përmirësim i vërtetë.

Ai e quajti Clintonin “djall” dhe tha se nëse ai do bëhej presidenti i ardhshëm i SHBA, ajo do ishte në burg. Duke shtuar se ajo “ka një urrejtje të pafundme në zemër”.

Ajo që ishte e dallueshme ishte fakti se sa vulnerabël është kandidatja demokrate në disa raste dhe si një kandidat tjetër në vend të Trump mund t’ia kishte vënë në dukje ato dobësi.

Trump shpalosi një pikë të rëndësishme kur tha se Clinton u mbështet tek Abraham Lincoln, ndërkohë që ajo iu përgjigj pyetjes: 

“Nuk ka problem të kesh dy fytyra dhe të kesh një pozicion publik dhe privat ndaj çështjeve”,

duke u shprehur se vetë Lincoln përdori argumente të ndryshëm me ata që bënin ligjin për t’i dhënë fund skllavërisë.

“Ajo gënjeu dhe tani po ia hedh fajin Abraham Lincolnit”,

goditi Trump.

“Ai nuk ka gënjyer kurrë dhe kështu qëndron ndryshimi mes jush.”

Megjithatë, Clinton mundi të dilte e padëmtuar ndaj polemikave që mund ta kishin dëmtuar rëndë.

Ajo i hodhi grushtet në kohën e duhur, ndërkohë që linte historinë e Trump të ishte ngjarja e natës. Hillary qëndroi e ngurtë dhe nuk tregoi aspak emocione, ndërkohë që Trump sulmonte ish - bashkëshortin e saj për tradhtitë.

Problemi më i madh për Trump është se, megjithëse republikanët e Capitol Hill do ta mbështesnin, ai nuk bëri asgjë për ta zgjeruar numrin e votuesve.

trump-clinton3

-Ai iu përgjigj gjithashtu pyetjeve të grave myslimane për islamofobinë duke thënë:

“Duhet të sigurohemi që myslimanët të vijnë dhe të raportojnë gjithçka që po ndodh."

Trump nuk u tregua i kujdesshëm gjithashtu në ofendimin e afrikano-amerikanëve, duke iu referuar një personi me ngjyrë i cili e pyeti nëse do të ndihmonte pjesën e brendshme të qytetit. Përgjigja e tij ishte që

“afro-amerikanët jetonin vetëm në atë shtet dhe askund tjetër”

.

-Ai mbërriti të dielën me dy 'ase nën mëngë': Loja e tradhtisë së Bill Clinton dhe sulmi i vjedhjes në serverin privat të e-mail të Clinton.

“Nëse unë  fitoj, do e udhëzoj noterin tim të të gjejë dikë që të të ndihmojë në situatën ku je sepse nuk kam dëgjuar kurrë kaq shumë gënjeshtra dhe mashtrime”

, tha Trump.

Sa mirë që dikush me temperamentin e Donald Trump nuk është në krye të ligjit në shtetin tonë”

, u përgjigj Clinton.

“Ti do kishe qenë në burg”,

iu kundërpërgjigj Trump.

-Në debatin e së dielës, Trump e fajësoi atë sepse kishte propozuar rritjen e taksave për këdo.

Por ajo në fakt kishte deklaruar se kjo gjë do ndodhte vetëm për të pasurit.

-Pas debatit, raporti tregonte se Clinton fitoi 57% me 34%. Por 63% që atyre që e kishin parë debatin thanë se Trump kishte dalë më mirë seç e prisnin, ku 21% thanë se kishte dalë më keq.

Nuk ishte një fitore për Trump, por është e vërtetë që e “ngriu”, kundërshtaren e tij në disa raste./tvklan.al





Të ngjashme