Tenton t’i japë ryshfet policit, arrestohet 48-vjeçari
Një person ka rënë në pranga pasi ka tentuar të korruptojë punonjësin e policisë, për të shmangur masën administrative.
Sipas policisë është arrestuar Dorian Hima, 48 vjeç, banues në Memaliaj.
Arrestimi i tij u bë pasi sot rreth orës 13:30, në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, Gjirokastër, është ndaluar nga patrulla e Policisë Rrugore, për arsye se ka qenë duke drejtuar mjetin e tij tip “Citroen”, me targa AA 916 FY, pa vendosur rripin e sigurimit.
Në momentin e ndalimit ky shtetas ka tentuar t’i japë një shumë parash punonjësit të policisë rrugore për të mos marrë masë administrative.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”./tvklan.al