Detyroi vajzën të kërkonte lëmoshë, në pranga trafikanti


Detyroi vajzën të kërkonte lëmoshë, në pranga trafikanti

21:55 10/10/2016

Një person i dyshuar për trafikim të qenieve njerëzore është arrestuar ditën e sotme në Prishtinë, njofton Departamenti i Policisë së Kosovës.

Në raport thuhet gjithashtu se është identifikuar edhe viktima e rastit në fjalë, citon Klan Kosova.

Personi i dyshuar me inicialet F.B. 27 vjeç dyshohet të ketë transportuar të miturën 15 vjeç nga Republika e Shqipërisë, duke e detyruar atë të kërkojë lëmoshë nëpër rrugët e ndryshme të Kosovës.

Pas identifikimit, e mitura është strehuar sipas procedurave standarde për viktimat e trafikimit.

I dyshuari, me vendim të prokurorit kompetent dërgohet në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme ligjore thuhet në njoftimin e policisë./tvklan.al






Të ngjashme