Çifti i befason të gjithë në 50-vjetorin e martesës


Çifti i befason të gjithë në 50-vjetorin e martesës

08:55 11/10/2016

Një çift vendosi të festojë ndryshe 50-vjetorin e martesës së tyre, duke i befasuar të gjithë të pranishmit.

Ata vendosën të festojnë me të njëjtën veshje që kishin përdorur në ditën e tyre të dasmës, në vitin 1966.

Carole-Ann dhe Jim Stanfield mbetën të habitur kur zbuluan se veshjet e vjetra që ishin në papafingo, u bënin akoma.

Ideja për të veshur fustanin dhe kostumin e vjetër erdhi pasi këtë gjë ua kërkoi mbesa e tyre Hailey, e cila kishte qenë duke parë fotografitë e tyre të dasmës.

a-xlarge_trans++loknHev3kDuS2I2GfdzVezhvheDjn5EypxssqP2e6C8

 “Kur Hayley zbuloi se ne ende i kishim veshjet e dasmës, ajo tha se duhet t’i provonim e këmbënguli që t’i vishnim, kështu që e bëmë për të. Na rrinin në mënyrë perfekte. Ajo gjithashtu na tha të organizonim një festë për të festuar përvjetorin”

tha znj.Stangield./tvklan.al





Të ngjashme