Si u formuan mineralet e çmuara të planetit tonë


Si u formuan mineralet e çmuara të planetit tonë

16:10 11/10/2016

Për shumë kohë besohej se mineralet e çmuara të Tokës, si ari dhe platini, janë formuar në planetin tonë nga rrjedha e pakët e impakteve të ndryshme.

Zbulimi i ri po e sfidon këtë teori dhe sugjeron se ka ndodhur një përplasje e madhe me një planet tjetër, e cila është përgjegjëse për metalet e çmuara.

Gjetjet sugjerojnë se historia e Tokës mund të ketë qenë me pak e dhunshme seç mendohej në fillim.

394DC60700000578-3832462-image-a-24_1476186559202

Studiuesit nga instituti i teknologjisë në Tokio, të cilët kanë drejtuar një skuadër ndërkombëtare shkencëtarësh në studim, ku një kompjuter simulant gjurmoi evoluimin e planetëve gjatë 300 milionë viteve të tyre të parë.

Rezultatet sugjerojnë se metalet e çmuara u formuan nga një përplasje e madhe dhe jo nga impaktet e një serie meteoritësh të vegjël, siç mendohej më parë.

Toka ka në përbërje një masë të madhe metalesh afër sipërfaqes, gjë që është habitëse sepse priteshin të ishin vendosur në koren e Tokës./tvklan.al





Të ngjashme