Luftë ndaj duhanpirësve
Pas fushatës së përgjakshme për eliminimin e përdoruesve dhe trafikantëve të drogës në vend, presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, është vënë sërish në qendër të mediave botërore me deklaratat e tij.
Kreu i shtetit filipinas kërkon të ndalojë pirjen e duhanit në vendet publike, duke drejtuar në këtë mënyrë shënjestrën e tij të ndëshkimit te duhanpirësit. Nuk do të ketë më tym duhani në vendet publike, as në mjediset e jashtme, tha Ministri filipinas i Shëndetësisë. Ligji fort i debatuar parashikon ndalimin e duhapirjes në parqe, stacione autobusësh, madje edhe në automjet. Të gjitha këto konsiderohen mjedise publike. Ende nuk është përcaktuar me hollësi se si do të zabtohet ndalimi i duhanit dhe si do të përcaktohen hapësirat e lejimit të pirjes së tij. Masa nuk është e re në Filipine. Rodrigo Duterte, i pagëzuar në vend me nofkën “Ndëshkuesi”, ndaloi pirjen e duhanit në qytetin e Davaos, kur ishte kryebashkiak, ndërsa tashmë kërkon ta shtrijë në të gjithë vendin. Zyrtarisht më shumë se 3500 persona janë vrarë nga ushtria në fushatën anti-drogë, por mediat raportojnë se numëri është të paktën dyfish më i lartë. Pak ditë më parë, Duterte përfundoi në qendër të kritikave kur krahasoi fushatën e tij, me shfarosjen që Hitleri u bëri çifutëve. Tv Klan