“Bota ka arritur në një pikë të rrezikshme”
Ish-lideri sovjetik, Mikhail Gorbachev, tha se bota ka arritur në një “pikë të rrezikshme”, me rritjen e tensioneve midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara.
Marrëdhëniet midis Moskës dhe Uashingtonit, të përkeqësuara për shkak të konfliktit në Ukrainë, janë tensionuar edhe më shumë në 3 tetor, kur Rusia ka braktisur bisedimet për të negociuar armëpushimin në Siri
“Mendoj se bota ka rritur në një pikë të rrezikshme”, tha Gorbachev për agjencinë e lajmeve RIA Novosti.
“Nuk dua të jap ndonjë recetë konkrete, por dua të them se kjo duhet të ndalojë. Duhet të rifillojmë dialogun. Ndërprerja e tij ka qenë gabimi më i madh”, tha Gorbachev./tvklan.al