De Biasi sfidon Italinë për vendin e dytë, Tavecchio: Do përballemi në fushë!


De Biasi sfidon Italinë për vendin e dytë, Tavecchio: Do përballemi në fushë!

19:11 11/10/2016

Humbja me Spanjën nuk e ka dekurajuar Gianni De Biasin, madje ai sfidon Italinë në distancë. De Biasi në një intervistë telefonike për “Sportmediaset” i tregoi bashkëkombësve të tij se nuk do ta kenë të lehtë në Shqipëri.

Gianni De Biasi, trajner i Kombëtares:

Po të isha në kombëtaren italiane do të shqetësohesha, sepse ne në fushën tonë do të japim gjithçka. E dimë shumë mirë se mund të parakalojmë vetëm Italinë, skuadër që sigurisht ka diçka më shume se ne. Nëse nuk tentojmë për vendin e dytë, më mirë të largohem tani.

Një reagim i tillë solli edhe deklaratën e kreu të Federatës Italiane të Futbollit, Carlo Tavecchio.

Carlo Tavecchio, president i Federatës Italiane të Futbollit:

Ne do të shkojmë në Shqipëri me dëshirën për të fituar, si gjithmonë. Skuadra do të bëjë të pamundurën për të përgënjeshtruar De Biasi.

Pas 3 ndeshjeve Shqipëria është 1 pikë larg Spanjës dhe Italisë që kryesojnë Grupin G. /TV KLAN






Të ngjashme