Pas shpalljes Kardinal, Dom Ernest Troshani mbërrin në atdhe
Pas shpalljes kardinal nga Papa Françesku, Dom Ernest Troshani u prit në pistën aeroportit “Nënë Tereza” nga kryeministri Edi Rama.
Nderimin e Papa Françeskut me meshën e shenjtë të së dielës, At Ernest Troshani e sheh si njw obligim për të përhapur më shumë dashuri dhe vëllazërim me njëri-tjetrin
I emocionuar pas shpalljes kardinal nga Papa francesku, At Ernest Toshani ka një mesazh për të gjithë shqiptarët.
Kardinali Ernest Troshani është i vetmi martir i gjallë në mesin e 38 të tillëve të shpallur nga Papa Francesku gjatë vizitës së tij në Tiranë, më 21 shtator të 2014-ës.
Dom Ernest Troshani, i rrëfeu atit të shenjtë persekutimin komunist dhe vuajtjet të Kishës shqiptare përgjatë komunizmit. Pas Dom Mikel Koliqit, Ernest Troshani bëhet kardinali i dytë shqiptar./ TV KLAN